Ja si gënjen Ministria e Shëndetësisë për të sëmurët me kancer

 

akseleratori linear

Pak ditë pasi gazeta “Shëndet+” publikoi se akseleratori linear, tepër i rëndësishëm për kurimin e të sëmurëve me kancer, megjithëse u përurua që në muajin shkurt, nuk është vënë në punë, vjen edhe mohimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Në vazhdën e mbrojtjes së punës së saj, ministria vazhdon të luajë me fjalët teksa thotë se “nuk është e vërtetë që akseleratori linear nuk është vendosur ende në funksionim”.

Më tej, ministria në deklaratën e vet vijon se “po zhvillohen procedurat e kërkuara teknike të kalibrimit dhe certifikimit që realizohen vetëm nga ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë (IAEA)”.

12 ditë më parë, gazeta “Shëndet+” bëri një verifikim të përurimit tepër të rëndësishëm të akseleratorit linear. Pas denoncimeve të mbërritura në redaksi, rezulton se pavarësisht “prerjes së shiritit”, të sëmurët me kancer nuk e marrin shërbimin nga akseleratori, i cili mbetet i pavënë në funksionim.

I kontaktuar që më 30 mars 2016 nga gazeta “Shëndet+”, shefi i shërbimit të onkologjisë, Agim Sallaku, deklaroi se akseleratori linear nuk është vënë në punë, pasi është ende në proces verifikimi dhe pritet të vihet në shërbim të pacientit pas datës 22-23 prill.

Meqenëse ministria në deklaratat e saj vazhdon t’u kërkojë gazetarëve të verifikojnë fjalët e saj, gazeta “Shëndet+” ka kryer edhe sot verifikimet dhe akseleratori linear është ende jo në funksionim. Nëse ministria pretendon se prerja e një shiriti nënkupton edhe suksesin e saj, i duhet kujtuar se thjesht blerja e një pajisjeje nuk nënkupton arritje për aq kohë sa ajo pajisje nuk është vënë në funksion të jetës së njerëzve.

Ndërkohë, në spitalin onkologjik, të sëmurët me kancer vazhdojnë ta kenë jetën në fije të perit. Një fakt të tillë ftojmë ministrinë të shkojë ta verifikojë./ Arlinda Gjypi/Blertina Koka, gazeta “Shëndet+”

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni