Shkenca akoma nuk ka zbuluar faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të pankreasit, por disa studime kanë treguar se konsumimi i disa ushqimeve të caktuara ndikon në shfaqjen e këtyre qelizave kancerogjene.
Sipas një studimi të kryer kohëve të fundit, u gjet se njerëzit që konsumonin rreth 2 feta proshutë apo një suxhuk në ditë kishin rreth 19% më shumë gjasa për t’u prekur nga kanceri pankreatik. Përqindja rritej në 29% tek ata njerëz që konsumonin më shumë se 120 gram mish të kuq në ditë. Sipas rezultateve të publikuara në revistën “BMC Medicine” thuhej se rreth 74% e pacientëve me kancer pankreatik vdisnin që në vitin e parë të shfaqjes së sëmundjes dhe rreth 7% e tyre nuk jetonin më shumë se 5 vjet që nga shfaqja e këtij lloj kanceri. Hulumtimet tregojnë se ekziston një lidhje e fortë midis konsumimit të mishit të kuq të përpunuar dhe sëmundjeve kardiovaskulare apo kancerit.
Në këto studime, u rezultua se në mishin e kuq u shtonin nitrate që shërbejnë si ruajtëse të mishit dhe i jepnin ngjyrën e kuqe. Sipas studimeve, këto nitrate janë të lidhura me shfaqjen e qelizave kancerogjene dhe ky është një faktor i rëndësishëm që duhet marrë parasysh, që mishi i kuq, suxhuku, proshuta duhet të shmangen nga konsumi i përditshëm. Këshillohet të zëvëndësohen me mish pule, gjeli deti , peshk.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt


