Ja si mund t’i shpëtoni jetën fëmijës suaj

Një studim i kryer nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Harvardit ka zbuluar se kontakti lëkurë me lëkurë nënë – fëmijë gjatë muajve të parë të jetës ul rrezikshmërinë nga vdekjet e parakohshme te foshnjat e sapolindura.

mama kangurNë studim u morën 124 raste mes viteve 2000 dhe 2014 ku rezultoi se kontakti lëkurë me lëkurë ul rrezikshmërinë e vdekjeve me 36%, si dhe rrezikshmërinë për infeksione më 47%.

Studimi është mjaft i rëndësishëm, sidomos për vendet e pazhvilluara ku teknologjitë e shëndetit që përdoren për të ndihmuar foshnjat e lindura me probleme apo nënpeshë të mbijetojnë, të tilla si inkubatori, nuk janë gjerësisht në dispozicion.

Këto janë vendet ku 99% e vdekjeve neonatale ndodhin çdo vit, ndaj mjekët rekomandojnë nënat të shfrytëzojnë kontaktin lëkurë me lëkurë për të mbrojtur fëmijët e tyre ose ndryshe i njohur si “kujdesi i nënës kangur”.

Para këtij studimi, kujdesi i nënës kangur është praktikuar nëpërmjet ushqyerjes me gji, sidomos gjashtë muajt e parë të jetës, ndërkohë që ky studim hedh një dritë të re për të reduktuar shifrat e katër milionë foshnjave në mbarë botën që vdesin çdo vit gjatë muajve të parë të jetës.

Studimi i publikuar në revistën “Pedriatrics” është financuar nga “Saving Lives Newborn” me nismën e “Save the Children”

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Elona Tereziu

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”