“Magnezi ndikon shumë në trupin tuaj, nga rrahjet e zemrës tek muskujt dhe hormonet “, tha Dr. Danine Fruge, Drejtor në Qendrën mjekësore “Longevity Pritikin” në Miami .
Sipas Anketimeve, të paktën gjysma e popullsisë amerikane kishte mangësi të të magnezit në trup.
Simptomat kryesore të njerëzve që kanë mangësi mangësi janë: humbje e oreksit, vjellje, lodhje, ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje dhe kontraktime.
Fajtorët kryesorë që sjellin mungesën e magnezit në trup janë: soda, pije me përmbajtje kafeine dhe alkooli, sipas Fruge. Konsumimi i alkoolit nuk ju ndihmon. Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të ndikojë në thithjen nga trupi juaj të vitaminës D, e cila ndihmon absorbimin e magnezit nga trupi.
Përsa i përket marrjes së magnezit rekomandohet të hani sa më shumë ushqime të pasura me magnez.
Herë pas here bëni konsulta me mjekun pasi sasia e lartë e magnezit në trup mund të vërë zemrën përballë një aritmie dhe kjo mund të jetë edhe fatale, veçanërisht për njerëzit me probleme të tilla si: diabeti apo sëmundje të ndryshme të zemrës.
Përgatiti për “Shendet+” : Elena Beta
Burimi: Health.com


