Sipas një studimi të bërë me 1.403 gra, nga viti 1999 – 2006, u vërejt se pas ekspozimit në ajër të ndotur ato ndiheshin më “të plakura” se mosha te tyre dhe se kishin probleme të konsiderueshme me mushkëritë.
Sipas studimit, çdo rritje prej 3.49 mikrogramë për centimetër kub ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit shoqërohej me një ekuivalente prej 2 vitesh plakje të trurit. Sipas studimit, nëse faktori i ndotjes së ajrit shoqërohej edhe me faktorë të tjerë si mosha, pirja e duhanit, aktiviteti fizik, presioni i gjakut etj, rreziqet do të ishin edhe më të mëdha.
Studimet e mëparshme kanë treguar se ndotja e ajrit mund të shkaktojë inflamacion dhe dëme në sistemin e enëve të gjakut. Ndotja është një ndër faktorët kryesorë për sëmundjet neurologjike dhe plakjen e trurit. Sipas studimit, kjo tregonte se dëmet nga ndotja e ajrit shkojnë përtej qarkullimit të gjakut. Grimcat e ndotura të ambientit janë një neurotoksinë e plakjes së trurit.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


