Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi
Në një studim të fundit mbi modelet dietike dhe rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit tek gratë, thuhej se dieta e shëndetshme lidhet me eleminimin e shansit për t’u prekur nga kanceri i gjirit deri në 2/3. Dieta e sëmurë që kishte në përbërje ushqime të skuqura sidomos patatet dhe brumërat rrisin shanset për t’u prekur nga kanceri i gjirit, pankreatik, i mushkërive, i gojës, i fytit etj.
Sipas studiuesve këto ushqime duhet të zëvëndësoheshin me zarzavate të gatuara në avull, fasule, bishtajore, lakër, patate të ëmbla të pjekura, misër etj.
Hulumtuesit e qendrës Hutchinson dhe Universitetit të Uashingtonit gjetën se patatet e skuqura, peshku i skuqur dhe petullat e skuqura rristin shanset për t’u prekur nga kanceri 2/3 më shumë. Sipas po të njëjtit hulumtim thuhej se ushqimet e skuqura shtonin agresivitetin tek qelizat kancerogjene duke i bërë ato edhe më të rrezikshme.
Burimi: Nurition Facts ORG


