Ja si ta përdorni aloe verën për të hequr kallot në këmbë

Bashkë me verën vijnë edhe një sërë shqetësimesh, si depilimi, probleme me flokët, fytyrën apo edhe këmbët. Vera mund të konsiderohet ndryshe si sezoni i lëkurës së qëruar dhe këmbëve të plasaritura.

Të gjithë ata që mbathin sandale e dinë se sa e bezdisshme dhe e pakëndshme është të kesh kallo në këmbë. Por, si gjithmonë, kemi një zgjidhje edhe për këtë problem.

Më poshtë do të gjeni një kurë fantastike me aloe vera për të eliminuar kallot në këmbë.

  • I zhytni këmbët në ujë të ngrohtë dhe i pastroni me anë të një stufe për të hequr qelizat e vdekura.
  • Pasi t’i thani me një peshqir aplikoni një shtresë të hollë të xhelit aloe vera në këmbë.
  • Vishni çorape dhe shkoni të flini
  • Në mëngjes i lani këmbët me ujë të vakët.
  • Përsëriteni këtë trajtim çdo natë për 4-5 ditë për të parë rezultate.

Si funksionon: Aloe Vera përmban vitaminat A (beta-karotene), C dhe E. Ajo ka veti antioksiduese,  antiinflamatore dhe antiseptike.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?