Nuk është kurrë vonë të ndërroni dieten tuaj me atë mesdhetaren. Gjithmonë të fituar do dilni! Sidomos të rriturit që vuajnë nga sëmundje zemre dhe diabet. Dieta mesdhetare është mbrojtëse edhe kundër disa llojesh kanceri dhe sëmundjeve neurologjike. Ja se çfarë duhet të bëni të përfitoni dobitë e saj:
1. rrisni konsumin e zarzavateve të stinës, jeshileve pak djegëse, kungullit, rrepa, panxhar, si dhe erza të freskëta si borzilok, rigon, majdanoz, kopër, hudhra.
2. zëvendësoni mishin me peshk 3 herë në javë dhe fasule të paktën 2 herë.
3. zëvendësoni çdo lloj yndyre me vaj ulliri ekstra tq virgjër.
4. konsumoni çdo ditë bukë të zezë dhe pothuajse çdo ditë fara dhe fruta të thata sidomos arra dhe bajame.
5. kosumoni nga pak verë të kuqe në vend të llojeve të tjera të alkoolit
6. përpiquni ti gjeni punë fizike vetes! /Blerina Bombaj, dietologe


