Hysni Dankshi, mjek alternativ
Rënia e flokut është fenomen i përhapur në të gjithë botën dhe shkaku kryesor nuk dihet, por shumë sëmundje ndikojnë në
rënien e flokëve, siç është: stresi, mungesa e një grupi vitaminash që nuk gjenden në ushqimet e përditshme, dhimbja e vazhdueshme e kokës dhe shkaqe të tjera ende të panjohura, infeksionet e brendshme ende të pazbuluara, mungesa e zinkut në organizëm, kur nuk bëhet mirë thithja e zorrëve, etj.
Për rënien e flokëve një metodë shumë e mirë për forcimin e rrënjëve të tyre është përdorimi i selvisë. Merrni 5-6 kokrra të selvisë, copëtojini dhe ziejini në 500 ml ujë për 25-30 minuta. Pasi kullohet, lyhet koka me këtë çdo darkë, duke bërë masazh dhe fërkim për 1-2 muaj rresht./Shëndet+


