Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Tani që stina e verës erdhi dhe jeni para sezonit të plazhit sfida më e madhe e momentit është rënia në peshë. Dietat mund të mundësojnë rënie të shpejtë në peshë, por mund t’ju rikthejnë 2-fish kilogramët e humbur nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Kjo do të thohë se dieta pasi përfundon pasohet përsëri me dietë. Prandaj është shumë e rëndësishme që të ndiqni disa teknika të tjera për të rënë në peshë dhe të ndryshoni mënyrën e jetesës.
Ja disa nga këshillat më të vlefshme që mundësojnë rënie deri në 2.5 kg në një javë:
Pini shumë ujë: përveç se ju hidraton, nuk ka kalori, ju bën të ndiheni edhe më të ngopur. Çelësi i rënies në peshë fillon me konsumimin e ujit. Tani që është stina e verës, shtoni në ujë disa feta kastravec, limon dhe nenexhik. Kjo është një pije detoksifikuese shumë e mirë.
Hiqni bukën dhe produktet e parafinuara: nëse doni të bini në peshë duhet të menjanoni bukën, makaronat, orizin e bardhë dhe brumërat e tjera. Karbohidratet e thjeshta janë miku më i mirë i mbipeshës.
Bëni ushtrime kardio të paktën 30 minuta në ditë: çdo ushtrim që shton rrahjet e zemrës ju bën të digjni më shumë kalori. Gjysmë ore ushtrime kardio ju bëjnë të humbisni 200-300 kalori. Vrapi, litari, biçikleta etj janë një alternativë shumë e mirë.
Pini kafe: kafja përshpejton metabolizmin. Pini kafe pa sheqer, mund ta pini edhe me qumësht të skremuar me pak yndyrë.
Flini mjaftueshëm: gjumi i qetë për 7-8 orë do t’ju bëjë të zgjoheni me më shumë energji dhe do të rigjenerojë muskujt gjatë natës.
Pini çajra natyral dobësimi: çaji jeshil, çaji i xhenxhefilit dhe çaji i zi janë një alternativë shumë e mirë për të rënë në peshë.
Hani proteina dhe fibra: trupi është një makineri që nuk punon në djegien e yndyrës nëse nuk i fusni atij proteina dhe fibra mjaftueshëm.
Burimi: The Cosmopolitan


