Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Depozitimi i yndyrës në një zonë të caktuar është shumë problematik sepse krijon shtresa dhjamore dhe celulit. Celuliti nuk njeh kufizime moshe apo peshe, prandaj është shumë i vështirë për t’u luftuar. Ja një recetë natyrale që ju ndihmon të reduktoni ndjeshëm celulitin:
Përbërësit: 1 filxhan kafe (do ishte mirë të ishte ekspres me kokrriza të vogla jo në formë mielli), 1 filxhan sheqer (ose kripë), 1 filxhan vaj ulliri ekstra i virgjër.
Metoda e përgatitjes: përziejni të gjithë përbërësit deri sa të formohet një masë homogjene me kokrriza të vogla. Vendoseni masën në një kavanoz qelqi. Para se ta aplikoni skrabin lani trupin me ujë të ngrohtë në mënyrë që t’ju hapen poret. Fshini me peshqir zonën ku do të aplikoni skrabin dhe masazhojeni atë për 2-5 minuta me lëvizje rrethore. Kjo metodë duhet të përdoret 2-3 herë në javë, në mënyrë që të keni rezultate të dukshme në pak javë./ Burimi: mrhealthylife


