Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Zbokthi është një nga gjendjet që i ndodh më shpesh lëkurës së kokës. Edhe pse nuk është diçka ngjitëse apo serioze, ai nuk është aspak estetik dhe do një periudhë kohore për t’u trajtuar dhe për t’u hequr tërësisht. Ekzistojnë disa produkte komerciale që ndihmojnë në eleminimin e zbokthit, por në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra alternative që mund t’i bëni në shtëpi:
Sodë buke: soda është një nga mënyrat më efektive për të trjatuar zbokthin. Ju duhet të shtoni vetëm një lugë çaji në 150 ml shampo dhe lajeni kokën si zakonisht 2 herë në javë. Ju do të shikoni përmirësim vetëm pas disa javësh.
Limon: për shkak të acidit citrik që përmban, limoni ka karakteristika anti-fungale dhe ju ndihmon që të eleminoni zbokthin. Përzieni 1 filxhan lëng limoni me 2 lugë vaj kokosi. Masazhojeni lëkurën e kokës dhe mabjeni për 20 minuta. Më pas shpëlajeni kokën si zakonisht.
Aspirinë: thërmmoni 3 tableta aspirine dhe hidhini në shampo. Lajeni kokën me këtë shampo si zakonisht. Kjo është një tjetër mënyrë shumë e mirë që eleminon zbokthin në pak javë./ Burimi: steptohealth


