Si të humbisni me të vërtetë në peshë duke numëruar kaloritë (rreth 4 kg në 2 javë)

“Revista e Shëndetësisë” (Health Magazine)  thotë se nuk është më një ëndërr nëse hani ushqime të mira e të shijshme dhe të bini në peshë. E gjitha ajo çfarë duhet të bëni, është të konsumoni rreth 1350 kalori në ditë dhe ju mund të hidhni poshtë rreth 4 kg në 2 javë. Ju duhet t’i llogarisni dhe t’i shpërndani mirë këto kalori në 3 vaktet kryesore.

omlete me perimeMëngjesi: konsumoni rreth 400 kalori

Ide mëngjesi me kaq kalori:

Omletë me perime: Në një tigan hidhni një lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër dhe më pas hidhni 2 vezë të mëdha. Shtojini omletës pak djathë mocarela gjatë gatimit.  Pasi e keni vënë në pjatë omletën mund t’i shtoni disa feta domatje të freskët, rigon, 1 lugë uthull balsamime, pak kripë dhe disa gjethe borziloku për zbukurim.

Sanduiç me nektarinë dhe gjalp kikiriku: ky vakt ka rreth 210 kalori. Prisni nektarinat në rrathë dhe lyejni me nga një lugë gjalp kikiriku, shtojini një sasi të vogël pluhur xhenxhefili.

Dreka dhe darka – konsumoni rreth 400 kalori në secilin vakt

Ide për këtë vakt: linguine speci me pesto; sushi dhe sallatë etj.

Ju mund të konsumoni ushqime të tjera të shëndetshme që përmbajnë këto kalori që ju përmendëm dhe mund të bini në peshë në mënyrë të shëndetshme.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: HealthMagazine

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe