Ja si të identifikoni llojet e dhimbjeve të kokës

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Dhimbjet e kokës janë përshtatur mirë edhe me zhvillimin e teknologjisë. Mjekët kanë gjetur shumë shkaktarë të këtyre dhimbjeve që lidhen me epokën e re të teknologjisë.

Në botën e simptomave mjekësore, dhimbja e kokës është një nga simptomat më të keqinterpretuara të sëmundjeve. Dhimbja e kokës injorohet shpeshherë nga pacientët, të cilët trajtohen me ilaçe pa rekomandimin e mjekut. Ata preferojnë më shumë të marrin ilaçe se sa të bëjnë një vizitë te mjeku për të gjetur shkaktarin e dhimbjes së kokës.

Ilaçet pa recetë nuk kurojnë shkakun rrënjësor të dhimbjes së kokës, por vetëm e lehtësojnë dhimbjen. Ajo çfarë nuk e dinë pacientët është që dhimbja e kokës mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Ndonëse dhimbja ndjehet në qafë, shkaku kryesor mund të jetë në një pjesë tjetër të trupit.

Gjëja më e keqe që mund të bëni është të injoroni dhimbjet. Më poshtë keni mënyrat e identifikimit të llojeve të dhimbjes së kokës.

Dhimbja e kokës  për shkak të kompjuterit 
Me zhvillimin e teknologjisë vjen dhe dhimbja e kokës më e përhapur, ajo për shkak të kompjuterit. Kjo ndodh kur ekspozohemi vazhdimisht ndaj dritës së fortë  të kompjuterit dhe pajisjeve elektronike.

Simptomat e saj janë dhimbja e kokës, marramendje, shikim i turbullt, dhimbje në qafë, sy të kuq dhe vizion i dyfishtë. Trendi mes punonjësve në ditët e sotme është ekspozimi para dritës së kompjuterit gjatë 7-8 orarëshit të punës dhe ekspozimi ndaj dritës së pajisjeve elektronike, si telefoni në pjesën tjetër të ditës. Sforcimi nga ky lloj stili jetese shkakton dhimbjen e kokës.

Dhimbja e kokës për shkak të qafës

Kur dhimbja shfaqet nga pjesa e prapme e qafës, mes pjesës së sipërme të qafës dhe kafkës, e klasifikuar si dhimbja e kokës për shkak të qafës. Është quajtur kështu për shkak të vendndodhjes. Shkaktari i kësaj dhimbje është dhe qëndrimi i gabuar.

Artriti i qelizave gjigante
Kjo ndodh kur dhimbja është shkaktuar nga inflamacioni në veshjen e brendshme të arterieve. Arteriet rreth tempujve të kokës janë ato të cilat preken zakonisht. Një tjetër emër është dhe artriti i përkohshëm.

Në 2005 është publikuar një sistem klasifikimi të dhimbjeve të kokës nga Shoqata Ndërkombëtare e Dhimbjes së Kokës, e cila është përdorur për të identifikuar llojet e dhimbjes së kokës dhe metodat e trajtimit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje