Ja si të merrni maksimumin nga ushqimet që konsumoni çdo ditë

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

domate teJa disa sugjerime të vlefshme që ju ndihmojnë të merrni maksimumin e vlerave ushqyese nga ushqimet e përditshme.

Hudhra: Sara Has, konsulente dietologe, kuzhiniere dhe zëdhënëse e Akademisë së të ushqyerit, rekomandon ta lini hudhrën të copëtuar për rreth 10 minuta para se ta hidhni në çdo gjellë në mënyrë që vitaminat e ndodhura në hudhër të përfitojnë sa më shumë nga ekspozimi në ajër dhe të japin efekt të menjëhershëm në organizëm.

Drithërat dhe fasulet: Për t’ju ndihmuar të merrni maksimumin e ushqyesve si hekur dhe zink, ekspertët e ushqimit ju këshillojnë “procesin e njomjes” i cili nënkupton se duhet t’i lini drithërat ose fasulet në një enë me ujë për disa minuta para se t’i gatuani.

Domate: Hulumtuesit gjetën se përmbajtja e antioksidantëve tek domatet rritet kur ato ekspozohen ndaj nxehtësisë në afërsisht 190 gradë. Provoni t’i përfshini sa më shumë në gatimet tuaja.

Mishi i pjekur: Tiganisja e mishit në temperatura të larta  mund të rrisë rrezikun e kancerit, thotë Tanja Zuckerbrot, dietologe në Nju Jork. Mundohuni të përdorni termomentër për të matur temperaturën e pjekjes së mishit.

Burimi: http://www.health.com/

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme