Ja si të ndiheni më të lumtur

Përgatiti: Elena Beta

Njerëzit kanë lindur për të qenë të lumtur, por shumë prej tyre nuk e kultivojnë lumturinë dhe për pasojë mendojnë se janë të pafat dhe janë gjithmonë të pakënaqur. Çelësi i lumturisë është i panjohur për ne, por sipas hulumtimeve të bëra, ja 7 gjëra të rëndësishme që mund të bëni para se të shkoni në shtrat, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mirë me veten tuaj dhe, sigurisht, më të lumtur.

cifti i lumturLutuni- nuk ka rëndësi nëse shkoni në kishë (xhami) apo jo, duhet të dini të paktën një lutje. Ka shumë njerëz që nuk kanë asgjë dhe përsëri zgjohen të lumtur. Pasi janë pyetur për sekretin e lumturisë së tyre, kanë treguar se luten çdo natë para se të flenë. Lutuni para se të flini dhe do të bëni një gjumë më të qetë e do të keni mëngjes të lumtur.

Lexoni- stresi është pjesë e pashmangshme e jetës, kështu që është e rëndësishme të dini si ta ulni nivelin e stresit para se të shkoni për të fjetur. Shumica e njerëzve të lumtur e të suksesshëm lexojnë një libër para se të flenë, ata thonë se kjo ndihmon për të qetësuar mendjen dhe për të fjetur me shpejt. Shmangni leximin e librave në internet, mbyllni televizorin dhe kompjuterin 1 orë para se të flini dhe lexoni diçka interesante.

Shmangni alkoolin- pirja e alkoolit para se të shkoni në shtrat mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të flini më shpejt, por gjithashtu mund t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar,  të zgjoheni në mes të natës e të qëndroni deri në mëngjes. Njerëzit e lumtur nuk pinë alkool para gjumit. Qumështi i ngrohtë me mjaltë është zgjedhja perfekte.

Bëni një shëtitje- në vend që të qëndroni para televizorit në mbrëmje, mund të dilni për të bërë një shëtitje. Njerëzit e gëzuar e duan natyrën dhe e shijojnë sa më shpesh të jetë e mundur. Kjo mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të rehatshëm dhe të keni mendje më të kthjellët.

Shikoni yjet në qiell- nëse qielli është plot me yje, shikojini ato para se të flini. Do të luftoni stresin dhe do të gjeni zgjidhje për situata të vështira.

Shkruani një ditar- është gjithmonë mirë të ndani ndjenjat dhe mendimet tuaja me familjen apo miqtë e ngushtë, por t’i shkruani ato në një ditar është akoma më efektive. Nëse ju nuk keni akoma një ditar është koha për të filluar.

Falni armiqtë- edhe personi më i lumtur në botë ka armiq, kështu që mos u shqetësoni dhe mos lejoni që t’ju pengojnë për të qenë të lumtur. Falini ata, koha më e mirë për ta bërë këtë është para se të shkoni për të fjetur.

 

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë