Ja si të pastroni veshkat nga toksinat dhe depozitat e dëmshme

uje me majdanozSiç dihet tashmë, veshkat janë një pjesë vitale e trupit tonë dhe ndihmojnë në eleminimin e toksinave dhe kripës së tepërt nga trupi. Në mënyrë që veshkat të funksionojnë mirë, ato duhet të pastrohen shpesh, përmes një ushqyerje të shëndetshme dhe kurave natyrale që nuk kanë efekte anësore. Kjo për arsyen se veshkat thithin kripërat dhe toksinat me kalimin e kohës dhe i kthejnë ato në rërë apo në gurë. Ju duhet t’i shmangni këto depozita të dëmshme sepse ju shkaktojnë probleme shëndetësore dhe dhimbje të rënda. Ja një kurë natyrale që do t’ju shërbejë për të pastruar gurët në veshka:

Përbërësit: 1 tufë majdanoz dhe ujë.

Përgatitja dhe përdorimi: valoni ujin me majdanozin për 10 minuta. Më pas, hiqeni ujin nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Filtrojeni lëngun e majdanozit me anë të një garze dhe futeni në një shishe qelqi. Përzierja duhet të konsumohet e ftohtë, një gotë në ditë. Pas disa ditësh konsumi të rregullt, urina do të ndryshojë. Ky ndryshim vjen si rezultat i proçesit të trupit që bën për eleminimin e toksinave dhe depozitave të tjera nga veshkat.

Kujdes! Edhe pse ky lëng është plotësisht natyror duhet të shmanget përdorimi i tij nga gratë shtatzëna.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthyfoodteam

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit