Ja si të përgatisni bukëvale!

Evgjeni Harizi, 1000 receta gatimi

bukevaleBukëvalja përgatitej një javë para kreshmëve dhe ndahej nëpër komshi, pasi të nesërmen fillonin kreshmët e pashkëve dhe nuk duhej të haheshin ushqime me gjalpë e djathë gjatë gjithë atyre ditëve.

Për bukëvale përgatitet bukë me brumë. Për këtë me ujë të vakët  e kripë zihet me 1/3 e sasisë së miellit një brumë si i petullave. Mbulohet në vend të ngrohtë dhe lihet të vijë. Pastaj brumi i ardhur përzihet me pjesën tjetër të miellit dhe bëhet një brumë pak i fortë.

Brumi hidhet në tavë, lihet të vijë, piqet dhe tharmohet. Përzihet me gjalpë e djathë dhe vihet në pjatë ose pjatancë në formë kodre.

Në disa krahina përgatitet dhe me sheqer, në këtë rast nuk i hidhet djathë dhe quhet drobe.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë