Si fillim do të duhet të gjeni një lakër farë vendi ose ndryshe një lakër jo farë hibrid. Si e dallojmë? Është më bufe dhe jo shumë e ngjeshur si lakër dhe kur e presim ka një trikolor jeshile, fletët jashtë më pas të bardha dhe afër zemrës me ngjyrë më të verdhë.
Në një tenxhere ziejmë ujë (1lt) dhe shtojmë kripë të pa përpunuar ( kripë e zezë) ose edhe kripë deti të pa përpunuar apo kripë Imalaja rreth 3 lgj
Për një lakër rreth 1 kg do të duhet ta presim në copa pak të mëdha.
Shtojmë copat e lakrës te uji që valon dhe i lemë për disa sekonda dhe i vendosim në një vazo (e cila mirë është të jetë e distiluar e valuar më parë) Shtojmë të gjithë lakrën dhe mund të vemë pak erza si piper të zi kokër ose pak dafinë apo hudhër dhe ujë nga uji i tenxheres deri sa të mbulohet lakra dhe e mbyllim vazon me kapak dhe e kthejmë nga ana tjeter ! Pas 10 ditësh mund ta konsumojmë. Ju bëftë mirë!/Rolina Naco, dietologe


