Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Dhimbja e këmbëve është një gjendje që i prek thuajse të gjithë. Ajo mund të vijë si rezultat i qëndrimit për një kohë të gjatë në këmbë, këpucëve të papërshtatshme, ushtrimeve, shtrëngimit të muskujve etj.
Mënyra më e mirë për të trajtuar dhe qetësuar dhimbjet e këmbëve është uji i ngrohtë me kripë dhe uthull molle.
Uji i ngrohtë: është përdorur për shekuj si një metodë shërimi dhe kurimi. Uji i ngrohtë relakson muskujt, lehtëson stresin dhe nxit qarkullimin e gjakut. Ai qetëson kontraktimin e muskujve dhe qetëson në mënyrë të ndjeshme dhimbjet e këmbëve. Ujin përdoreni të ngrohtë aq sa mund ta duroni pa u sforcuar.
Kripa: është e pasur me magnez dhe sulfate dhe ndihmon në çlodhje dhe detoksifikim.
Uthulla e mollës: uthulla e mollës shtohen në ujin e ngrohtë me kripë për të reduktuar inflamacionin, zbardhur këmbët dhe zbutur kallot. Ajo heq qelizat e vdekura të lëkurës gjithashtu.
Në një legen me ujë të ngrohtë shtoni 2 gota me uthull molle dhe një gotë me kripë. Mbajini këmbët në ujë derisa ai të bëhet i ftohtë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë relaksuese dhe qetësuese.
Ja disa përfitime të tjera që do të merrni nga kjo metodë:
- Përmirëson shëndetin e zemrës dhe parandalon rrahjet e parregullta të zemrës
- Parandalon forcimin e arterieve
- Parandalon mpiksjen e gjakut dhe presionin e ulët të gjakut
- Përmirëson aftësinë e trupit për të prodhuar insulinë
- Qetëson dhe lehtëson dhimbjet e muskujve
- Përmirëson qarkullimin e gjakut
- Përmirëson funksionin nervor duke rregulluar elektrolitet
- Lehtëson stresin
Burimi: Choose Healthy Life


