Ja si të reduktoni qeskat poshtë syve nëpërmjet mënyrave natyrale

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Qeskat poshtë syve mund të formohen si shkak i mungesës së gjumit, lodhjes, problemeve  të frymëmarrjes, stresit apo konsumimit të tepërt të kafeinës. Ja si t’i menjanoni dhe t’i reduktoni qeskat poshtë syve:

qeskat e syveVendosni napë të njomë nën sy: para se të shkoni të flini vendosni një napë të njomë në frigorifer. Në mëngjes vendoseni napën nën sy dhe mbajeni për 5 minuta. Përdoreni këtë metodë 3 herë në javë.

Qese çaji: pasi të pini çajin e kamomilit, të zi, jeshil etj, vendosini qeset e tyre në frigorifer dhe lërini derisa të ftohen për disa orë. Në mbrëmje para se të flini, vendosini qeset e çajit poshtë syve dhe lërini për 20 minuta. Kjo mënyrë redukton inflamacionin dhe qarqet e errëta.

Aloe Vera: pritni një copë Aloe Vera në gjysmë dhe me xhelin e saj masazhoni butësisht zonën problematike të syve. Përsëriteni këtë proçedurë çdo mbrëmje para se të flini.

Është e rëndësishme gjithashtu që të flini 7-8 orë dhe të bëni gjumë të rehatshëm. Në darkë, para se të flini, mos harroni të aplikoni kremin e syve çdo natë, është shumë e rëndësishme!/ Burimi: ëomansvibe.com

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave