Ja si të trajtoni strijat me disa përbërës natyral

Ka periudha,  në të cilën lëkura është nën një stres të tillë, ku humbet elasticitetin natyral dhe pëson “shkëputje”. Si rrjedhojë, shfaqet dukuria e strijave, që kanë një ngjyrë që varion nga e kuqe në të bardhë. Mund të duken si dicka jo shumë e rëndësishme, por për disa njerëz ato janë kthyer në makth dhe mund të ndikojnë edhe në shëndetin mendor, pasi kthehen në kompleks.

Strijat janë rrjedhojë e carjeve të dermës dhe me kalimin e kohës mund të pakësohen, të zhduken ose jo plotësisht, në varësi të fazës në të cilën trajtohen. Ato mund të jenë: rezultat i tërheqjes së shpejtë të lëkurës, që shoqëron rritjen e shpejtë (në pubertet), shtimin e shpejtë në peshë (p.sh. në shtatzëni, bodybuilding) ose shtimin e shpejtë të indit dhjamor, pasojë e ushtrimit të forcës së tejskajshme që e tejkalon elasticitetin e dermës, rrjedhojë e ndryshimeve hormonale që shoqërojnë pubertetin, shtimin muskulor etj.

Disa mënyra natyrale:

Aloe Vera: Aloe Vera është një prej bimëve më të mira për lëkurën tuaj. Përveçse trajton djegiet, ajo mund të bëjë mrekulli të vërtetë mbi strijat. Ёshtë e thjeshtë për t’u përdorur, aplikoni xhelin e aloe vera mbi strijat dhe lëreni derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përzieni aloe vera me vaj dhe ta aplikoni mbi lëkurë.

Lagështia: Gjëja më e rëndësishme në trajtimin e strijave është lagështia e lëkurës. Konsumoni shumë ujë, përdorni shpesh kremra zbutës, shmangni kafeinën, pijet me sheqer dhe të gazuara. Këto zakone do ta ndihmojnë trupin të qëndrojë i hidratuar.

Vaj ulliri /Vaj Vitaminë E /Vaj Kokosi: Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E, e cila neutralizon radikalet e lira në lëkurën tonë, duke e mbajtur të zhdërvjellët dhe përshpejton shërimin e plagëve. Përveç kësaj, vaji i ullirit zbut lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e strijave. Mund të zëvendësohet vaji i ullirit me vaj kokosi apo vaj vitaminë E, apo akoma më mirë t’i përzieni bashkë këta vajra për një efekt më të shpejtë.

 E bardha e vezës: E bardha e vezës bën mrekulli për lëkurën. Sigurohuni që të aplikoni vetëm të bardhën e vezës. Mund ta bëni këtë dy herë në ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit.

Vitamina A (krem apo vaj): Vitamina A (në formë kremi apo vaji) përmirëson në mënyrë të dukshme strijat e reja sepse rrit prodhimin e kolagjenit. Por, është më pak efektive për strijat e vjetra. Duhet të theksohet se vitamina A (krem apo vaj) nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies, sepse mund të shkaktojë probleme në lindje.

Scrub sheqeri: Bëni një pastrim me sheqer për të trajtuar strijat, nga përzierja e ½ filxhan sheqeri me lëngun e një limoni dhe një lugë (çaji) vaj bajame. Përdorni këtë trajtim ndërsa jeni në dush dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Lëngu i limonit është i njohur për aftësinë e tij e cila bën lëkurën të shkëlqejë. E pra, i njëjti parim funksionon për strijat. Përdoreni vazhdimisht për rezultate më të mira.

Gjalpë kakao/ Gjalpë Shea: Gjalpë kakao ose gjalpë Shea mund të ndihmojë lëkurën të ripërtërijë qelizat e veta dhe t’i krijojë një ndjenjë qetësie nëse e përdorni disa herë në ditë. Në fakt, përdorimi i rregullt i gjalpit të kakaos mund të parandalojë formimin e strijave të reja.

Vajra esencial: Mund të përzieni disa pika vaj esencial me një lugë (supe) vaj natyral (të tilla si vaj ulliri, vaj kokosi, vaj bajame e ëmbël, vaj jojoba, etj) dhe të aplikohet përmbi strija. Vajrat esenciale që përdoren zakonisht për tkurrjen e strijave janë: livando dhe trëndafil.

Burimi:WebMD

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës