Përgatiti: Elena Beta
Nëse doni të hani ushqime të shijshme dhe të shëndetshme, ja disa këshilla të thjeshta të cilat ju vijnë në ndihmë.
Eleminoni majonezën- a e dini se një lugë gjelle majonezë përmban 100 kalori? Nëse bëni sallatë me vezë, sallatë me pulë ose me ton përdorni avokado në vend të majonezës. Edhe pse avokado përmban yndyrë është më i shëndetshëm se majoneza. Në mungesë të avokados përdorni kos, ai është burim i shkëlqyer proteinash.
Përdorni vaj ulliri- nëse përdorni vaj soje apo vaj misri, nuk do të përfitoni ushqime të shëndetshme. Këto vajra janë të përpunuar dhe mund të dëmtojnë shëndetin tuaj. Zgjidhni vaj ulliri ose vaj kokosi.
Përdorni erëza në vend të kripës- nëse përdorni kripë në ushqime, pa e kuptuar u shtoni atyre sasi yndyre të panevojshme. Një nga mënyrat më të mira për t’i bërë ushqimet më të shëndetshme, është të zëvendësoni kripën me erëza të ndryshme si: majdanoz, kopër, hudhër, borzilok.
Reduktoni sasinë e sheqerit- sheqeri është një nga faktorët kryesorë që dëmton shëndetin. Ai mund të shkaktojë obezitet, dëmtime në veshka dhe mund t’ju dëmtojë sistemin imunitar.
Konsumoni zarzavate- zarzavatet janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe janë shumë të mira për shëndetin. Shtoni brokol, kërpudha dhe speca në vakte.
Përdorni djathë me pak yndyrë- kur gatuani pica në shtëpi, përpiquni të përdorni djathë të ulët në yndyrë, është më mirë të shtoni perime se sa djathë. Edhe pse djathi është i lartë në kalcium, studimet tregojnë se konsumimi i tepërt mund të rrisë rrezikun e prekjes nga osteoporoza.


