Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Milia është emri i pikave të vogla të bardha dhjamore që formohen në lëkurë. Këto pika dhjamore formohen zakonisht kur keratina, një qelizë e cila gjendet në indet e qelizave të lëkurës, flokëve dhe thonjve bllokohet në sipërfaqen e lëkurës. Këto pika janë zakonisht në diametrin 1-2 mm dhe shfaqen më së shumti në zonën e syve, hundës dhe faqeve. Por mund të shfaqen dhe në pjesë të tjera të trupit apo fytyrës.
Ja si t’i hiqni ato:
Pastrojeni fytyrën mirë nga çdo papastërti. Merrni një gjilpërë të sterilizuar dhe lyejeni me alkool. Me anë të gjilpërës, shponi pak pikën e formuar dhe nxirreni me anë të një piskatore. Kjo nuk është një proçedurë e dhimbshme, por do shumë kujdes. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe lyejeni atë me një krem hidratues.
Burimi: Step to Health


