Ja simptomat më të rrezikshme të tensionit të lartë që s’duhet t’i injoroni asnjëherë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Tensioni i lartë i gjakut është një gjendje e rrezikshme dhe mund të çojë në komplikacione të rënda shëndetësore nëse nuk trajtohet në përputhje me rrethanat në të cilat ndodhet individi. Njerëzit shpesh kanë tendencën t’i injorojnë shenjat paralajmëruese, shenja të cilat mund të reziltojnë fatale për jetën sepse mund të çojnë në trombozë apo komplikacione të tjera të rënda. Ja disa nga simptomat që s’duhet t’i menjanoni asnjëherë:

  • simptoma te tensionit te larteQarkullim i dobët i gjakut.
  • Dhimbje koke kronike
  • Trullosje apo ndjeshmëri e lartë ndaj dritës
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Shenja “goditjesh” në veshë dhe/ose qafë
  • Ndjesi mpirje
  • Hemoragji/ rrjedhje gjaku nga hundët
  • Probleme me shikimin
  • Gjak në urinë

Nëse keni dy ose më shumë simptoma që ju përmendëm më sipër dhe nëse e dini që vuani nga luhatjet e tensionit të gjakut, ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun. Është e rëndësishme të konsumoni një dietë të shëndetshme ushqimore për ta ulur tensionin e lartë të gjakut pa medikamente dhe për ta mbajtur nën kontroll atë. Një alternativë e mirë do të ishte të konsumonin ushqime të pasura me acide yndyrore omega 3 dhe kalium./ www.shendeti.com.al /Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni