Ja supa e “të varfërve” që shëron disa sëmundje, tani përdoret edhe nga VIP-at Hollivudian

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Thuajse të gjithë e kanë provuar të paktën një herë në fëmijërinë e tyre supën nga kockat e këmbëve të viçit ose nga eshtrat e pulës. Përveç se është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, ajo ju mbron nga një numër i madh sëmundjesh. Valoni kockat e këmbëve të viçit në një tenxhere me ujë, pasi të kenë valuar shumë shtoni pak selino, qepë dhe karrota të prera imët. E në fund shtoni pak makarona të vogla ose oriz, erëza dhe supa është gati.

supa me kockaMund të duket e thjeshtë dhe është konsideruar si “supa e të varfërve” për shkak të përbërësve të thjeshtë që mbart, por kjo supë ju mbron të gjithë organizmin. Ajo forcon sistemin imunitar, e bën trupin më të fortë dhe lufton të gjitha infeksionet e bakteret që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve.

Kjo supë është e pasur me minerale të tilla si kalcium, magnez, fosfor dhe kalium. Është e rekomanduar për të rritur e fëmijë dhe sidomos për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së nevrikosur. Sipas disa dietologëve më në zë që merren me kujdesin e ushqimit të VIP-ave Hollivudian, thuhet se ata e konsumojnë së paku 3 herë në javë këtë lloj supe, për të qënë më në formë për performancat e tyre dhe për të zvogëluar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve inflamatore.

Burimi: Health Advisor Group

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe