Ja ushqimi që përmirëson shëndetin mendor

Kërpudhat janë të famshme për përfitimet e tyre të shumta shëndetësore. Në fakt, sipas një studimi të ri nga shkencëtarët nga Kolegji i Mjekësisë i Universitetit të Pensilvanisë, ato jo vetëm që zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe vdekjes së parakohshme, por gjithashtu përmirësojnë shëndetin mendor të një personi.

Kërpudhat përmbajnë ergothionine, një antioksidant që mbron nga dëmtimi i qelizave dhe indeve në trup. Studimet kanë treguar se antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme mendore, të tilla si skizofrenia, çrregullimi bipolar dhe depresioni.

“Kërpudhat janë burimi më i madh ushqyes i aminoacidit ergothionine – anti -inflamator që nuk mund të sintetizohet nga trupi i njeriut. Në nivele të larta, mund të zvogëlojë rrezikun e stresit oksidativ, i cili nga ana tjetër gjithashtu mund të zvogëlojë simptomat e depresionit,” thotë studiuesi kryesor Dr. Xhibril Ba.

Kërpudhat e bardha përmbajnë kalium, i cili mendohet se zvogëlon stresin. Përveç kësaj, disa kërpudha të tjera të ngrënshme mund të stimulojnë shprehjen e faktorëve neurotrofikë siç është sinteza e faktorit të rritjes nervore, të cilat mund të kenë një efekt në parandalimin e çrregullimeve neuropsikiatrike siç është depresioni. /Prevention

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?