Ja vajrat esencialë që largojnë shenjat nga trupi

Pavarësisht nga mosha, shumica prej nesh kanë shenja në trup të cilat shpesh herë mund të bëhen bezdisëse. Disa prej tyre janë shkaktuar prej akneve, disa nga djegiet, disa nga plagët dhe të tjerat nga prerje kirurgjikale. Pasi lëkura është dëmtuar për fat të keq nuk ka asnjë ilaç magjik që mund të bëjë plagët zhduken tërësisht por vajrat esenciale mund të ju ndihmojnë për të zvogëluar këto shenja.

shenja ne duarVaj temjani: Vaj temjani nxit rigjenerimin e qelizave duke ndihmuar plagët të largohen nga lëkura. Ky vaj esencial është gjithashtu një nga vajrat më të mirë esencial për kurimin e  ekzemave.

Vaj livando: Ky vaj përmban antibakterial dhe antifungal, në këtë mënyrë mund të nxisë shërimin  e plagëve, formimin e qelizave të shëndetshme të lëkurës duke ju ndihmuar në eliminimin e akneve dhe shenjave që ato lenë pas.

Vaj esencial rozmarinë: Vaji esencial rozmarinë përmban antibakterialë dhe veti antiseptike në këtë mënyrë mund t’ju ndihmojë me shumë probleme të lëkurës si ekzema, puçrra fytyre, dhe problemet e ndryshme të lëkurës.

Vaj Neroli: Ky vaj ndihmon për të ndërtuar qelizat e reja të lëkurës, ajo mban lëkurën tuaj elastike, shëron plagët dhe kapilarët (enët e vogla të gjakut). Ky është gjithashtu një nga vajrat më të mira esenciale për shërimin e akneve në fytyrë ose shenjave të tjera që shkaktojnë plagët. Ky vaj  gjithashtu mund të eliminojë thatësinë e lëkurës dhe t’i japë asaj shkëlqim.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Health and Natyral World

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer