Ja veprimet e pavullnetshme që lëshon trupi dhe nuk e dinit se janë mekanizma mbrojtës

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Trupi i njeriut është një koleksion kompleks i cikleve dhe sistemeve të shumta biologjike që shpesh janë të vështira për tu kuptuar. Trupi ka një sërë mekanizmash mbrojtës që lëshohen në momente të caktuara në mënyrë të pavullnetshme të njeriut. Këta mekanizma na mbrojnë në çdo moment.

Ja disa nga mekanizmat mbrojtës që lëshon trupi dhe ju nuk i kishit kuptuar si të tillë:

Hapja e gojës

gogesima

Qëllimi kryesor i këtij veprimi është qetësimi i trurit, pasi ai mund të jetë i mbingarkuar.

 

Teshtima

teshtime

Zakonisht ne teshtijmë kur pasazhe të hundës janë të mbushura me mikrobe, pluhur ose irritues të tjerë. Teshtima është një mekanizëm mbrojtës dhe ju shpëton nga këto mikrobe.

 

Shtriqja

shtriqja

Shtriqja është një veprim që zakonisht ndodh pas gjumit. Ajo ju ndihmon të relaksoni muskujt, të riktheni rrjedhjen e gjakut dhe përmirëson qëndrueshmërinë.

 

Lemza

lemza

Diafragma lëshon një “zhurmë” që quhet lemzë në momentin që keni ngrënë sasi të mëdha ushqimi dhe sistemi nervor ju ka dhënë “sinjalin” për të ndaluar së ngrëni.

 

Rrudhosja e lëkurës

rrudhosja-e-lekures

Rrudhosja e gishtërinjve është një fenomen që shkaktohet kur trupi ndeshet me rritje të sasisë së lagështisë. Kur lëkura fillon të ndryshojë dhe të rrudhoset ju paralajmëron që të ndërroni ambient.

 

Humbja e kujtesës

humbje-kujtese

Në disa raste është mirë që të harroni gjërat, sidomos momentet e pakëndshme dhe të hidhura në jetën tuaj.

 

Mishi kokrra kokrra

mishi-kokrra-kokrra

Bëhet zakonisht kur ndryshoni temperaturë dhe ju tregojnë diçka të papëlqyeshme për ju. Ky veprim ju lajmëron të mos shqetësoheni dhe të shkoni në një ambient më të ngrohtë.

 

Lotët

lotet

Pavarësisht nëse janë lot gëzimi apo hidhërimi ato ju mbrojnë mukozën e syrit, nga pluhurat apo elementë të tjerë.

Burimi: Bright Side

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet