Japonezi Yoshinori Ohsumi fiton çmimin Nobel në Mjekësi

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Biologu Yoshinori Ohsumi, tek Instituti Japonez i Teknologjisë, është vlerësuar me Çmimin Nobel në Mjekësi për vitin 2016, për zbulimet e tij në lidhje me mekanizmin e autofagisë, procesi i asimilimit dhe riciklimit nga trupi i përbërësve qelizorë.yoshinori-ohsumi

Shkencëtarët kanë qenë në dijeni të autofagisë që në vitet ’60, por dihej shumë pak si funksiononte, deri në momentin që Ohsumi filloi me të bënte eksperimente në vitet ‘90.

Puna e japonezit Ohsumi rezulton të jetë e rëndësishme, pasi autofagi mund të eliminojë pushtimin nga bakteret ndërqelizore, dhe ndërprerja e tij është lidhur me një sërë sëmundjesh, duke filluar nga Parkinsoni, diabeti i tipit 2 dhe çrregullime të tjera që prekin më shumë të moshuarit.

Çfarë do të thotë autofagi?

Termi “autofagi” mund të përkthehet ndryshe “vetë-ngrënëse”. Ai është shpikur në vitet ’60 nga shkencëtarët që janë marrë me studimin e sjelljes së qelizave.

Në atë kohë, hulumtuesit shkencorë zbuluan se një qelizë mund të shkatërrojë një pjesë nga përmbajtjet e saj duke e transportuar atë tek një tjetër ndarje, e quajtur lisosome, për degradim. Por, siç shpjegon edhe një anëtare e Komitetit Nobel, Juleen Zierath, shkencëtari japonez zbuloi se “lisosome” nuk ishte mbetje por një bimë ricikluese.

Çfarë do të thotë kjo për ne?

“Falë japonezit Ohsumi dhe shkencëtarëve të tjerë që ndoqën hapat e tij, tani e dimë që autofagi kontrollon funksione të rëndësishme psikologjike, ku përbërësit qelizorë duhen degraduar dhe ricikluar.

Autofagia mund të ofrojë energji me shpejtësi dhe të ndërtojë blloqe për rinovimin e përbërësve të qelizave, ndaj dhe është thelbësore për përgjigjen e tyre ndaj urisë dhe llojeve të tjera të stresit. Pas infektimit, autofagia mund të eliminojë bakteret e dëmshme dhe viruset ndërqelizore.

Autofagia kontribuon në zhvillimin e embrioneve dhe diferencimin e qelizave. Këto të fundit e përdorin autofaginë edhe për të eliminuar proteinat e dëmtuara dhe strukturat e tjera, një mekanizëm kontrolli cilësie që është kritik për reagimin ndaj pasojave negative të plakjes. Ndërprerja e autofagisë është e lidhur me sëmundjet e Parkinsonit, diabetin e tipit 2 dhe çrregullime të tjera që shfaqen në moshën e avancuar.

Mutacionet në gjenet autofagike mund të shkaktojnë edhe sëmundje gjenetike. Problemet e hasura në makinerinë e autofagisë lidhen edhe me kancerin. Kërkimet e thelluara janë duke vijuar për të zhvilluar kurat që mund të prekin autofaginë në sëmundje të caktuara”, shpjegojnë anëtarët e jurisë tek Komiteti Nobel.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar