Japoni/ 61% e popullsisë është vaksinuar kundër Covid-19 me dy doza

Japonia para pak ditësh hoqi gjendjen e jashtëzakonshme ndaj pandemisë së Covid-19. Rreth 61 për qind e popullsisë në Japoni është vaksinuar kundër Covid-19 me dy doza.

Qeveria japoneze ka përditësuar të dhënat mbi aktivitetet e vaksinimit si pjesë e luftës kundër pandemisë. Që nga 4 tetori, afërsisht 90,2 milionë qytetarë, që korrespondon me 71,3 për qind të popullsisë që jetojnë në vend, u vaksinuan kundër virusit.

Gjithashtu është përfunduar vaksinimi me dozë të dyfishtë të afërsisht 77,1 milionë njerëzve, që korrespondon me 60,9 për qind të popullsisë. Qeveria japoneze synon të përfundojë vaksinimin e qytetarëve vullnetarisht deri në fund të këtij muaji ose në fillim të nëntorit.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?