Kryefaqja Shkence Jastëkët, të dëmshëm për shëndetin

Jastëkët, të dëmshëm për shëndetin

0
Shpërndaje

pillowsHulumtuesit nga Universiteti i Mançesterit kanë zbuluar se jastëkët janë vende të mbushura me këpurdha dhe spore, disa nga të cilat shkaktojnë sëmundje. Njëra nga këto, Aspergillus fumigatus, është e njohur të ketë ndikuar vdekjen në pacientët me leucemi dhe të cilëve iu është transplantuar palca eshtrore. Këpurdha gjithashtu rëndon astmën.

Hulumtuesit analizuan jastëkët sintetikë dhe të puplave të përdorur prej 1.5 deri më 20 vite.

Jastëkët puplor kishin deri më 16 lloje të këpurdhave, ndërsa ata sintetikë edhe më shumë. Aspergillus fumigatus ishte më e pranishme në jastëkët sintetikë, ndërsa llojet tjera si këpurdhat e bukës, venës dhe të lagështisë që rriten në mure gjithashtu ishin të pranishme.

Profesoresha Ashley Woodcock që udhëhiqte hulumtimin, deklaroi se “ishte e ditur se jastëkët përmbajnë morrat e pluhurit që ushqehen me këpurdha, dhe një teori është se këpurdhat i përdorin këto krijesa si burim i Azotit dhe ushqimit (së bashku me copat e lëkurës së njeriut). Prandaj, jastëkët tanë mund të jenë një ekosistem i vogël”.

Këpurdha Aspergillus është shumë e zakonshme dhe gjendet në ajër, enë të bimëve, kompjutera, kompost dhe biber. Këpurdha zakonisht sulmon mushkëritë dhe sinuset, por mund të përhapet edhe në organe tjera si truri. Mjekimi i saj është shumë i vështirë dhe në Europë ajo shkakton vdekjen e 1 pacienti në 25.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here