Jeni ftohur? Ja disa këshilla praktike nga mjeku i familjes

Guida Bianchi, mjek familjeje

Pushimi dhe temperatura konstante e mjedisit janë dy kërkesat kryesore për të shpejtuar shërimin dhe për të evituar komplikacionet. Kujtohuni që gjithmonë është e dobishme:

-Të favorizohen djersitjet me barnat “diaforetikë” (të llojit të derivateve të acidit salicik), sepse heqja e lëngjeve zbut simptomat e të ftohurit;

ftohte femer grua-Për të njëjtën arsye bëjnë mirë në ditët e para të sëmundjes kapsulat e medikamenteve diuretikë modernë (të ashtuquajturat “saluretikë”, se shkaktojnë një humbje të lëngjeve pas humbjes së kripërave – veçanërisht të natriumit – nga organizmi);

-Për të njëjtën arsye bëjnë mirë nga njëra anë, heqja e kripës nga dieta gjatë të ftohurit dhe zvogëlimi i sasisë së lëngjeve të konsumuar;

-Për dekongjestionimin e hundës, mos abuzoni me pika të vazokonstriktorëve, që me kalimin e kohës shkaktojnë shqetësime;

-Për evitimin e komplikacioneve gjatë periudhës së parë të të ftohurit duhen marrë preparate antihistaminikë me absorbim të ngadalshëm, me intervale kohore të rregullta gjatë ditës (çdo 8-12 orë);

-Për evitimin e komplikacioneve infektive të periudhës së dytë të të ftohurit, duhen marrë preparate sulfamidë (një kapsulë me pluhur) për t’u thithur nga hunda për reduktimin e qelbit në sekrecione;

-Kur zbulohet tendenca e të ftohurit për t’u përhapur poshtë (faringut, laringit) mos neglizhoni rekomandimin e vjetër empirik për t’u shtrirë me një shall leshi lidhur fort pas qafe dhe këpucë me gëzof pasi të pish çaj blini të ëmblësuar me mjaltë, me pak verë porto ose raki.

-Kur vërehen mundësi për komplikacione të tipit të otitit (ulje e dëgjimit, dhembje nga njëra anë) ose sinozitit (dhembje koke, ndjenjë peshe në ballë ose nofull) shkoni menjëherë për t’u këshilluar me mjekun dhe veçanërisht me specialistin otorinolaringojatër për të evituar që një proces i ri sëmundjeje të stabilizohet dhe të bëhet kronik./ Gazeta “Shëndet+”

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni