Jeni i pasiguruar? Falas te mjeku i familjes!

Personat e pasiguruar do të mund të kryejnë vizitë shëndetësore falas tek mjeku i familjes. Nga një ndryshim që i është bërë ligjit “Për Sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në RSH”, është vendosur që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të mjekja dhe pacientjaKujdesit Shëndetësor të merret me mbulimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor ndaj kësaj kategorie njerëzish. FSDKSH sqaroi se falas do të jetë vetëm vizita që kryen mjeku i familjes, ndërkohë që sa i takon procedurës që do të ndiqet në këtë rast, mjafton që çdo person të paraqitet pranë qendrës shëndetësore për të marrë shërbimin. Deri tani, personat e pasiguruar duhet të paguanin një tarifë prej 1000 lekësh të reja për t’u vizituar tek mjeku i familjes

“Pavarësisht se nga pikëpamja teorike sigurimi shëndetësor mbulon potencialisht të gjithë popullatën, një pjesë e saj, e cila nuk vërteton dot statusin “i siguruar”, detyrohet të paguajë për vizitën tek mjeku i familjes”, sqaron “Fondi”. Ndërkaq, përveç lehtësimit të pacientëve, ofrimi falas i këtij shërbimi duket se do të eliminojë edhe pagesat në dorë, që sipas FSDKSH-së, kanë qenë prezentë.

Ky ndryshim ligjor nuk kërkon fonde shtesë, pasi pagesa e mjekut të familjes mbështetet mbi numrin e banorëve të territorit që ai mbulon. Ligji nuk ka hyrë ende në fuqi, pasi pritet botimi në Fletoren Zyrtare./ Blertina Koka

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim