Jeni me dietë? Mos e lexoni horoskopin

Nuk është çudi që pas datës 1 janar (ndoshta edhe më parë) të gjithë i jemi drejtuar horoskopit për të ditur se si do të jetë ky vit që sapo ka nisur. Kini kujdes ama. Kush është në dietë bën mirë që të evitojë konsultën me yjet se si do të jetë viti tjetër pasi në rast të përgjigjeve negative, do të përfundoni t’i dorëzoheni dietatundimit për të ngrënë më shumë. Madje, nuk vlen as shprehja “megjithatë nuk është se i besoj”. Dhe ky nuk është rezultati i një astrologu pesimist, por të dhëna të nxjerra nga një studim i kryer nga një grup kërkuesish të Universitetit të Xhons Hopkins, i publikuar në “Journal of Consumer Research”. Siç shpjegon drejtuesi i studimit Hyeongmin Kim: “Në botën perëndimore horoskopet janë kudo dhe pothuajse të gjithë e lexojmë nga pak, sidomos në fillim të vitit. Me ekspertët tanë jemi përpjekur të kuptojmë se sa ndikon leximi i horoskopit në zgjedhjet tona edhe në mënyrë të pavetëdijshme”. Vullnetarët e rekrutuar nga Kimi lexuan një horoskop jo shumë optimist për ta dhe pastaj janë vënë para zgjedhjes: mund të shkonin në një festë ose të pastronin shtëpinë, si një alternativë më e mirë.

Në fakt, ai që është më mosbesues ndaj horoskopit dhe mendon “të luajë me fatin” me mënyrat e veta, pasi lexon një horoskop jo shumë pozitiv bie më lehtë pre e tundimit për të dalë e për t’u dehur. Sipas Kimit kjo lidhet me faktin se për të përballuar idenë e një fati të keq, edhe ai që nuk është besimtar i dorëzohet keqardhjes dhe nuk i thotë dot jo një gjëje të këndshme. Në fakt, sipas studiuesit, pavarësisht besimit se skeptikët e kalojnë më mirë situatën e një horoskopi negativ, ndodh e kundërta: ata e përballojnë më keq.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?