Jeni rrëmujaxhi, rrini zgjuar deri natën vonë dhe ofendoni shumë? Ja çfarë fshihet pas këtyre sjelljeve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Inatoseshit kur ishit fëmijë dhe prindërit ju thoshin që të pastroni dhomën, të flini herët dhe të keni kujdes me fjalorin? Ka një arsye pas këtyre sjelljeve.

Studimet sugjerojnë se ata mund të lidhen me rritje të koeficientit të inteligjencës.rremujaxhi

Njerëzit inteligjentë përdorin më shumë fjalë ofenduese

Mund të keni dëgjuar se njerëzit që ofendojnë kanë “mungesë fjalori”. Nëse e mendon në një tjetër këndvështrim, njerëzit që nuk përdorin asnjë fjalë ofenduese janë të vetmit që kufizojnë fjalorin e tyre, duke qenë se përdorin më pak fjalë se të tjetër.

Ka edhe një studim që ka hedhur poshtë mitin rreth fjalëve ofenduese. Rezultatet e këtij studimi treguan se njerëzit që përdorin më shumë fjalë ofenduese kanë gjithashtu koeficient inteligjence më të lartë.

Njerëzit inteligjentë rrinë zgjuar deri natën vonë

Ju pëlqen të rrini zgjuar deri natën vonë? Kjo mund të jetë një tjetër shenjë e inteligjencës së lartë. Kërkime të ndryshme shkencore e kanë lidhur qëndrimin zgjuar deri natën vonë me koeficient më të lartë të inteligjencës. Presidenti Obama, Çarls Darvin, Uinston Çërçill,  Keith Richards dhe Elvis Presley janë të gjithë të famshëm që njihen për aktivitete në orët e vona të natës.

Personat rrëmujaxhi janë më inteligjentë

Ofendoni shumë dhe qëndroni zgjuar deri natën vonë? Nëse jeni edhe rrëmujaxhi, atëherë ka një lajm të mirë për ju.

Një studim i kryer nga Universiteti Minnesota sugjeron se njerëzit inteligjentë janë dhe rrëmujaxhi. Nëse nuk kalon shumë kohë duke pastruar ose rregulluar gjithçka pranë jush, me siguri mendja juaj është e zënë për gjëra më të rëndësishme.

Shkencëtarët thonë gjithashtu se ambienti i rrëmujshëm është edhe më kreativë për njerëzit.

Ndani edhe ju të njëjtin mendim me këta shkencëtarë?

Burimi: Business Insider / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra