Jep dorëheqjen shkencëtari kryesor i BE,-së: I zhgënjyer si po menaxhohet kriza e koronavirusit

Profesori Mauro Ferrari, president i Këshillit Evropian të Kërkimit, shkencëtar kryesor i Bashkimit Evropian, ka dhënë dorëheqjen. Mauro Ferrari u shpreh i zhgënjyer me mënyrën si po menaxhohet kriza e Covid-19. Ai nuk arriti dot të bindte Brukselin që të krijonte një program shkencor në shkallë të gjerë për të luftuar Covid-19.

“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer nga përgjigjja evropiane për Covid-19. Kam mbërritur në ERC si një mbështetës i zellshëm i BE-së, por kriza e Covid-19 ndryshoi plotësisht pikëpamjet e mia, megjithëse idealet e bashkëpunimit ndërkombëtar unë vazhdoj t’i mbështes me entuziazëm”, tha Ferrari.

Profesori propozoi më herët të krijonte një program të veçantë ERC për të luftuar Covid-19: “Mendova se në një kohë si kjo, shkencëtarët më të mirë në botë duhet të pajiseshin me burime dhe mundësi për të luftuar pandeminë, me ilaçe të reja, vaksina të reja, mjete të reja diagnostikuese, qasje të reja dinamike të sjelljes bazuar në shkencë, për të zëvendësuar intuitat e improvizuara shpesh të liderëve politikë”.

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë