Mjeku i parë është vetvetja. Më pas gjithsecili ka meritën e tij. Gjyshja ime më ka mësuar një shprehje qysh herët: “Bukuria nuk është veç prej fisi, lum kush di ta kullundrisi”
Denisa Canameti
Jerida Sakaj njihet për stilin e saj krejt të veçantë. Vajza e ëmbël e mëngjeseve që pikturon bukur çdo gjë që vesh. Kush mendon që Jeri e ka të lidhur jetën me dietat, palestrën, estetistët dhe dentistët, e ka gabim. Edhe pse vegjetariane, ajo nuk i mohon vetes asnjë kënaqësi në të ngrënë. Palestra? I beson natyrës si mundësia më e mirë për të relaksuar trupin dhe mendjen.
Në një intervistë për “Shëndet+”, Jeri flet modestisht për veten, për dashurinë e saj për vizatimin, për modën, për kotelet e saj që plotësojnë mozaikun e gjërave që ia bëjnë botën më të bukur botën.
Jeri ka stil në të veshur. “Efekti MODË është i jashtëzakonshëm” apo “Të kujdesesh për veten është gjithmonë në modë”?
Moda nuk është diçka që ekziston vetëm në veshje, por ka të bëjë shumë me botëkuptimin që ke dhe me jetesën që bën, ndaj për mua “Të kujdesesh për veten është gjithnjë në modë” pavarësisht kohës, moshës apo rrethanave. Moda ka dy qëllime: rehati dhe dashuri”, thotë “Coco Channel” J
Sa e rëndësishme është të dish të vishesh? Po të dish të sillesh?
Të dish të vishesh është shumë e rëndësishme. Por unë të paktën kam parasysh që duhet të vishem ashtu siç ndihem rehat, dukem bukur dhe që veshja të më përshtatet me natyrën (tipin) tim. Tek e fundit, moda kalon dhe ajo që mbetet përgjatë gjithë jetës, është stili yt. Dhe padyshim sjellja është veshja më e bukur për njeriun. Pavarësisht veshjes fizike, element i rëndësishëm është “veshja” e mendjes.
“Jepi një vajze këpucët që do dhe ajo mund të pushtojë botën”, tha Merlin Monro. Jeri ç’thotë?
Jua fal të gjitha këpucët me kusht që të më lini në rehatinë e botës sime. J Kemi vetëm një jetë ndaj do të ishte më mirë të jemi argëtues e të lumtur me çdo gjë që duam më shumë në jetë – me apo pa “këpucë” J
Shprehja “Buzëqeshja është veshja më e bukur për çdo femër” është shprehje e vajzave dembele apo vajzave “të thjeshta”?
Buzëqeshja është fjalë pa zë dhe shkronja e njerëzve të thjeshtë.
Buzëqeshja jote (e bukur) është meritë e dentistit apo dhuratë e “genit”?
Aktualisht pa diskutim është dhuratë e “genit”. J Ndoshta më vonë do t’i bashkangjitet edhe merita e dentistit.
Çdo mëngjes në television, sa i rëndësishëm është imazhi?
Në këtë rast imazhi është shumë i rëndësishëm. Unë kam respekt në radhë të parë për vetveten dhe për të gjithë publikun që më ndjek.
Sa ka të bëjë gjendja psikologjike e momentit me atë që i përcjell publikut?
Parimi im është që çdo problem personal e lë tek dera, nuk e marr me vete në studio. Publikut duhet t’i transmetosh vetëm energji dhe pozitivitet.
Çfarë mendon se vlerësojnë më shumë njerëzit nga Jeri?
Për këtë duhet të dalim dhe të pyesim ata J Megjithatë në dijeninë time ata vlerësojnë thjeshtësinë.
Komplimenti më i bukur i marrë deri më sot?
Je si diell edhe në ditët e zymta J J (P.S. pak e sikletshme si pyetje)
Të jesh gjithnjë në formë është tregues i vizitave të rregullta te mjeku, estetisti etj?
Mjeku i parë është vetvetja. J Më pas gjithsecili ka meritën e tij. J Gjyshja ime më ka mësuar një shprehje qysh herët: “Bukuria nuk është veç prej fisi, lum kush di ta kullundrisi”.
Gjithkush mendon se një vajzë si Jeri ka dashuri për palestrën, a është e vërtetë?
Unë kam dashuri për ecjet e gjata në natyrë, kjo është palestra ime fizike, mendore dhe shpirtërore.
Marrëdhënia me ushqimin? Çfarë të pëlqen të mos hash?
Jam vegjetariane dhe nuk jam e dhënë pas ëmbëlsirave. J Duke marrë parasysh këtë fakt, me çdo lloj ushqimi tjetër kam marrëdhënie të shkëlqyer.
Keni mbajtur ndonjëherë dietë apo mbani gjithmonë nën kontroll të ngrënët?
Nuk jam besnike e dietave dhe fatmirësisht nuk kam neps.
Çfarë do të thotë për Jerin “lumturi”?
Lumturinë e marr përditë në gjërat që bëj: puna, veshjet e vizatuara dhe pikturat, në njerëzit që më rrethojnë, tek të papriturat që dita mund të më sjellë dhe pa harruar dashurinë që marr prej koteleve të mia. J


