Jetëgjatësia/ Dieta e qëndrueshme që ul rrezikun e vdekjes me 25%

Miratimi i një diete miqësore nuk është vetëm e mirë për planetin, por mund t’ju ndihmojë të jetoni më shëndetshme dhe më gjatë, thotë një studimi i ri.

Një grup shkencëtarësh zbuluan se njerëzit që ndjekin një dietë të qëndrueshme me ushqime që mbrojnë mjedisin, ulin me 25% rrezikun ndaj vdekjes. Gjetjet e reja u prezantuan në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Ushqyerjen NUTRITION 2023 në Boston.

Studimi u bazua në hulumtimet e mëparshme, të cilat arritën në përfundimin se ushqimet që mbrojnë mjedisin janë të dobishme për shëndetin (drithërat, frutat, perimet pa niseshte, arrat, vajrat e pangopur dhe të tjera).

Për të krijuar Indeksin e Ushqimit të Shëndetit Planetar (PHDI), studiuesit shqyrtuan provat e disponueshme mbi marrëdhëniet midis grupeve të ndryshme ushqimore dhe kushteve shëndetësore. Më pas ata analizuan rezultatet e më shumë se 100,000 pjesëmarrës në dy studime të mëdha të kryera në SHBA me këtë fokus. Grupi i të dhënave tregonte se ishin regjistruar  më shumë se 47,000 vdekje gjatë një periudhe pasuese prej më shumë se 30 vjetësh (1986-2018).

Rezultati pasi te gjitha këto të dhëna u përpunuan ishte se njerëzit me dietën më miqësore ndaj mjedisit kishin një rrezik 25% më të ulët të vdekjeve nga shkaqe të ndryshme.

Me konkretisht rezultatet më analitike treguan se njerëzit që ushqeheshin me dieta miqësore ndaj mjedisit, kishin një rrezik 15% më të ulët të vdekjes nga kanceri ose sëmundjet kardiovaskulare, rrezik 20% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet neurodegjenerative dhe 50% më oak rrezik të vdekjes nga sëmundjet e frymëmarrjes.

Studimi i ri ndihmon profesionistët e shëndetit publik dhe politikëbërësit për të zhvilluar strategji që përmirësojnë shëndetin publik por dhe një çështje serioze siç është ruajtja dhe mbrotja e planetit.

“Kufizimi i ndikimeve njerëzore në mjedis është një çështje serioze. Një model i qëndrueshëm ushqimor nuk është vetëm i shëndetshëm, por edhe në përputhje me kufijtë e planetit për emetimet e gazeve serrë dhe parametra të tjerë mjedisorë”,  tha Linh Bui, një kandidat për doktoraturë në Departamentin e Ushqyerjes në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit T.H. Çani./Top Channel

Postime të ngjashme

Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë nëse u
5 ushqime që përmirësojnë shëndetin tuaj mendor
8 zakone të thjeshta që ndikojnë në sheqerin në gjak
Drithërat më të mira për mëngjes dhe si t'i zgjidhni ato
Sinjalet që ju jep trupi për të treguar se keni nevojë për kontroll mjekësor
Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
“Po manipulohen videot e mia”- Kreu i Urgjencës: Persona abuzues përdorin imazhin tim për të shitur produkte mjekësore të dyshimta
Këto ushqime nuk duhen futur në mikrovalë