Jo dhunës! Të rinjtë sensibilizojnë përmes kërcimit (Video)

dhune-ndaj-grave

“Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”. Kjo ishte tema e kërcimit të realizuar nga nxënësit e Shkollës Kombëtare Koreografike, që u performua me rastin e fushatës UNiTE “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, në aktivitetin e organizuar nga shoqata “Together for Life”.

Të rinjtë e Shkollës Koreografike pasqyruan artistikisht fenomenin e dhunës në shoqëri, duke e sjellë atë të përkthyer në gjuhën e lëvizjeve. Kërcimi trajtoi përmes etydeve të njëpasnjëshme koreografike, disa tema të rëndësishme shoqërore, si ai i dhunës në familje për shkak të varfërisë, mendësisë patriarkale, përdorimit të alkoolit. Një moment prekës i kërcimit ishte shënjestrimi i fenomenit të martesave të hershme, ku një baba i veshur me kostum kombëtar shqiptar (për të personifikuar mendësinë tradicionale), jep në martesë vajzën përkundër dëshirës së saj.

Kërcimit nuk i munguan detajet: vajzat e veshura me fustane të bardha dhe djemtë me bluza portokalli (simbol i fushatës).
Kërcimi arriti të përcjellë tek të gjithë të pranishmit brishtësinë e statusit të gruas në shoqërinë shqiptare, ndikimin negativ që dhuna ka në mirëqenien dhe zhvillimin e grave dhe vajzave, si dhe dënimin e dhunës si mënyrë komunikimi.

Ky aktivitet u mbështet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Gruas (UN Women), me fonde të qeverisë suedeze dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi