Kryefaqja Box 5 Ju bien flokët? Ja cilat janë arsyet

Ju bien flokët? Ja cilat janë arsyet

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Rënia e flokëve është një problem që prek burrat dhe gratë. Ekzistojnë disa shkaqe që ndikojnë në rënien e flokëve, ja disa prej tyre:

Përdorimi i medikamenteve për trajtimin e rasteve të ndryshme shëndetësore: Disa lloje medikamentesh mund të shkaktojnë humbje të flokëve. Këtu përfshihen: holluesit e gjakut, vitamina A në dozë të lartë, medikamentet që trajtojnë artritin, depresionin, problemet e zemrës dhe presionin e lartë të gjakut.

Gjithashtu edhe pilulat kontraceptive tek disa femra mund të sjellin rënie të flokëve. Ka dhe raste të tjera, kur rënia e flokëve fillon pas ndalimit të marrjes së këtyre pilulave.

Humbja e peshës: Tek disa persona vërehet rënie e flokëve, pasi humbasin peshë shpejt dhe në sasi më të madhe, nga sa i takon organizmit. Humbja e flokëve mund të shfaqet 3 deri në 6 muaj pas humbjes së peshës.

Menopauza: Rënia e flokëve është e zakonshme gjatë menopauzës. Kjo rënie është shpesh e përkohshme. Flokët ri-rriten me kalimin e kohës, por nëse një grua është në të 40-at ose më tepër, ajo nuk duhet të presë që flokët e saj, të kenë të njejtën fortësi dhe dendësi si më parë.

Stresi: Përjetimi i një ngjarje traumatike, stresi i situatave të ndryshme të jetës së përditshme mund të shkaktojë humbje të flokëve.

Gjenetika (e quajtur edhe alopecia androgjenike): Ky është shkaku më i zakonshëm i humbjes së flokëve dhe prek si meshkujt ashtu edhe femrat. Kur meshkujt kanë humbje të trashëgueshme të flokëve, fillimisht bëhet e dukshme një vijë flokësh në rënie, ndërkohë që një pjesë tjetër shikojnë mungesa më të theksuara të flokëve në formë hapsirash të rrumbullakëta, veçanërisht në pjesën e sipërme të kokës. Femrat nga ana tjetër, nuk kanë tendencë për shenja të tilla të humbjes së flokëve, të paktën jo me të njejtën shpejtësi si meshkujt. Fillimisht tek to vihet re hollim i fijes së flokut, më pas rrallim i flokëve në zonat e përparme të skalpit dhe më rrallë mund të shfaqen rënie të dukshme në pjesën e sipërme të skalpit.

Steroidet anabolike: Steroidet e marra për të ndërtuar muskujt dhe për të përmirësuar performancën atletike, mund të shkaktojnë humbje të flokëve.

Burimi: HELATH

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here