Ju bien flokët? Ja pse mund të jetë duke ndodhur

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Normalisht flokët funksionojnë në një raport përafërsisht 80/20,  të rritjes me rënien e tyre, por në momente stresi raporti mund të ndryshojë në 30/70.

Po cilat janë disa arsye për rënien e flokëve?

  • Shtatzënia

Edhe pse kjo është diçka shumë e zakonshme, shumë femra nuk e dinë këtë.

Gjatë shtatzënisë flokët kalojnë në një fazë pushuese, duke bërë që shumica e grave të kenë flokë në gjendje shumë të mirë gjatë kësaj periudhe. Kjo ndodh për shkak të rritjes së prodhimit të hormoneve.

Por, pas shtatzënisë kur nivelet e hormoneve normalizohen, gratë mund të përjetojnë një rënie më intensive të flokëve, që mund të shkaktojë dhe panik. Por, kjo është një pjesë normale e periudhës pas shtatzënisë dhe flokët rriten përsëri pas rreth 6 – 12 muajsh.

  • Stresi

Për disa femra, rënia e flokëve është reagimi i trupit ndaj stresit. Mund të vini re që shumë gra përjetojnë rënie të flokëve kur kalojnë një sëmundje, apo diçka tjetër stresuese. Mënyra se si mund të trajtohet rënia e flokëve në këto raste është duke trajtuar problemin.

Mënyra të mira mund të jenë gjithashtu konsumimi i një diete të balancuar dhe suplementet e zinkut.

  • Anemia

Rënia e papritur e flokëve mund të shkaktohet shpesh nga nivelet e ulëta të hekurit. Konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur dhe suplementeve mund të ndihmojë që flokët të rriten përsëri.

  • Alopecia e tërheqjes

Kjo mund të vihet re sidomos në gratë e reja që i mbajnë shpesh flokët të kapura.

Ky lloj i rëniës së flokëve është shumë shqetësues sepse mund të çojë në dëme të përhershme. Flokët në pjesën e ndarjes (vijëzimit), në veçanti, mund të jenë shumë delikate, sidomos nëse janë të lyera.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është që t’i mbani flokët të lirshme ose të lëshuara.

Burimi: Daily Edge

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm