Ju dhembin thembrat? Ja  shkaktarët e vërtetë të problemit

Rreth 40% e njerëzve ankohen çdo vit nga ky problem sipas një sondazhi nga Shoqata Mjekësore Amerikane. “Këpucët e gabuara, tendosjet e përsëritura, dhe proceset natyrore të  plakjes mund të kontribuojnë në dhimbjen e thembrave”, thotë Kristina Gjata, pedikyriste në “Wake Forest Baptist Medical Center” në Winston, Nju Jork.

Çfarë mund të bëni për të lehtësuar këtë dhimbje? Ja disa këshilla të ekspertëve që do t’ju vijnë në ndihmë!

Bëjini masazh shputës: shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve në pjesën e poshtme të thembrës tuaj është shputa e këmbës, ky problem godet 2 milionë njerëz çdo vit. “Pjesa e shputës është një grup indesh që lidhin gishtërinjtë me thembrën”, thotë Irene Loi, pedikyriste në “Langone Medical Center” në Nju Jork. Kur çoheni në mëngjes masazhoni për disa minuta shputën, përsëriteni çdo ditë këtë veprim.

Gjatë rrjedhës së jetës, këmbët tona ecin më shumë se 100.000 milje. Eliminoni takat e larta apo dhe zgjidhni një palë këpucë mbështetëse. Provoni të ecni në një sipërfaqe të butë, të tillë si bari apo një udhë në vend të trotuarit dhe shmangni aktivitetet , si duke kërcyer.

Burimi: http://thescienceofeating.com/

Postime të ngjashme

Pse duhet t’i lani dhëmbët çdo natë – dhe arsyeja nuk lidhet vetëm me shëndetin e gojës
Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Nëntë mënyra si të trajtoni dhimbjen e dhëmbit gjatë natës
Formular Aplikimi
Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë?
BUTRINTI – Lufta e radhës së qytetit antik  
Ja dieta ideale për parandalimin e sëmundjeve të trurit (Alzhaimer, plakjen e trurit etj)