Ju krijohen rrudha përreth syve kur qeshni? Zbuloni një fakt interesant për veten

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Edhe pse industritë e bukurisë kërkojnë t’i zhdukin, studimet kanë treguar se të pasurit rrudha mund të jetë diçka pozitive.

Shkencëtarët nga Universiteti i Majamit dhe Universiteti Perëndimor kanë zbuluar se truri i njeriut është më i përgatitur t’i shohë njerëzit si më të sinqertë nëse kanë rrudha përreth syve kur buzëqeshin dhe rrudhin vetullat.

Njerëzit që kanë të ashtuquajturën “shenja Duchenne” duket se përcjellin emocione më të forta dhe më të sinqerta. Shkencëtarët u treguan disa vullnetarëve foto të personave me dhe pa këtë shenjë, për të parë cilat shprehi u perceptuan si më të rëndësishme.

Ata u kërkuan vullnetarëve që t’i gruponin këto shprehi emocionale si të sinqerta ose jo të sinqerta. Në fund shkencëtarët panë që njerëzit renditën buzëqeshjen “Duchenne” si më të sinqertë dhe më emocionale.

“Këto përfundime sigurojnë të dhëna të një gjuhe potenciale universale për leximin e emocioneve.

Për shembull, ta kuptosh nëse buzëqeshja e një të huaji është e sinqertë dhe nëse këtij personi mund t’i besosh, tregon nëse duhet apo jo  shmangësh”, thotë Nour Malek, autor i këtij studimi.

Autorët thonë se ky studim mund të na ndihmojë të kuptojmë emocionet dhe mimikën e fytyrës.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?