Julian Deda: Paska sukses në 300 ditët në shëndetësi?!

Unë kësaj radhe ndërmora një nismë që të mos shkoja jashtë Shqipërie. Me nga 2-3 ditë nëpër të gjithë Shqipërinë. Vura re që atje ka çmime jashtëzakonisht të larta, shërbim shumë të dobët

Bisedoi: Denisa Canameti

Vetëm në 20 minuta bisedë Jul Deda arrin të përçojë pozitivitetin që e karakterizon. Njerëzit nuk kanë pasur nevojë që ta identifikojnë si djali i Zefit, pasi ai ka ditur që në shfaqjet e para në skenë ta bëjë për vete publikun shqiptar me batuat e pafundme.

Juli familjaNë këtë intervistë për lexuesit e gazetës e “Shëndet+” ai na tregon shumë shumë gjëra për jetën e tij, na tregon se cila është marrëdhënia me kuzhinën, marrëdhënia me ushqimin për të kaluar më pas në marrëdhënien e tij me babanë Zefin, me fëmijët, si dhe me dy djemtë e grupit: Ermalin dhe Gentin.

I pyetur se si e vlerëson ai punën e bërë në 300 ditët e para në fushën e shëndetësisë ai shprehet se jo vetëm që nuk shikon progres por përkundrazi mund të flitet për regres në këtë drejtim.

Një shprehje budiste thotë “Trupi është si një tempull që do jo më pak se 100% përkujdesje”. Po Julian Deda sa përkujdesjet për trupin e tij?

Kur e kanë thënë budistët këtë shprehje, nuk kanë marrë parasysh që ka Shqiptarë mbi tokë (qesh). Ndoshta nuk është vetëm çështje shqiptarësh. Por ne e kemi shumë të theksuar neglizhencën e trupit. JelianNe mund të jemi ndër popujt e vetëm që nuk bëjmë analiza të rregullta. Kujdesi është edhe çështje kulture, aq më tepër ky kujdes duhet të jetë më i madh kur bëhet fjalë për një person publik që duhet të mbahet psikofizikisht. Unë nuk kam një raport të mirë me këtë shprehje, nuk është se i kushtohem 100% trupit tim, sepse po të ta kisha bërë këtë gjë, nuk do isha mbipeshë. Por si shprehje jam dakord që qëndron. Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë dhe mendoj se është çështje mendësie.

Televizioni të kërkon të kuruar, megjithatë unë bëj një punë që nuk kërkon model nga trupi. Unë jam aktor humori, aktor komedie. Jo për t’u justifikuar, sepse deri diku kërkohet estetika e jashtme edhe aty. Nganjëherë, shëndeti është edhe komik në vetvete.

Nëse do të bëje një klasifikim sipas rëndësisë të dashurisë, parasë dhe shëndetit, cilin do të konsideroje si më të rëndësishmin?

Të tria janë shumë të rëndësishme. Por dashuria është më e rëndësishme, dashuria është njësoj me shëndetin, sepse dashuria është një formë shëndeti. Shëndet mendor edhe fizik. Paraja është e Zef dhe Julian Dedatreta, dhe kjo jo për të treguar që nuk e dua lekun. E dua shumë, por shëndeti në plan të parë, dashuria dhe pastaj paraja.

Cili është problemi më i madh shëndetësor që ke kaluar?

Kam pësuar një ftohje kur kam qenë 12 vjeç. Kjo ka qenë e gjitha. Për këtë ftohje kam qenë në spital.

Keni ndonjë eksperiencë jo fort të mirë me mjekët?

Jo, nuk kam. Falë Zotit deri më sot nuk kam pasur një rast madhor për të shkuar te mjeku. Kam shkuar për raste normale. Ndoshta për shkak se jam një figurë publike, jam trajtuar mirë.

Zakonisht zgjidhni spitalet private apo ato shtetërore?

Shtetërorin. Ata mjekë që janë në privat, janë edhe në shtetëror. Po i njohe, njësoj ta bëjnë shërbimin. Nuk kam problem me mjekët, problem kam pasur me kushtet e spitaleve. Madje kam bërë një status me fotografi ku tregova kushtet mizerabël të spitaleve të Tiranës. Nuk ka të bëjë fare me profesionalizmin e mjekëve, mendoj unë.

Sipas jush, sa të suksesshme ishin 300 ditët e para të qeverisë në fushën e shëndetësisë?

Ka sukses në 300 ditët e para në shëndetësi?! Unë nuk jam analist, por në fushën e shëndetësisë nuk ka asnjë lloj progresi. Nuk ka asnjë ndryshim. Unë jam një popull i thjeshtë në raport me shëndetësinë që shkoj kur kam nevojat e mia dhe shikoj që është keq. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ka qenë mirë më përpara.

Juli me femijetE mësove më në fund si bëhet hasudeja?

Unë e dija si bëhet hasudeja. Unë thjesht e hodha për diskutim (qesh)

Të pëlqejnë ëmbëlsirat?

Kam një raport shumë të mirë me ëmbëlsirat. I ha shumë. Por e di që kjo nuk është gjë e mirë.

Pse?

Po sepse të shëndoshin.

Po fruti i preferuar?

Fiqtë. Më pëlqen çdo gjë që të shëndosh.

Këtë vit kishit zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet (si rrallëherë). Na trego pak…

Unë kësaj radhe ndërmora një nismë që të mos shkoja jashtë Shqipërie. Me nga 2-3 ditë nëpër të gjithë Shqipërinë. Vura re që atje ka çmime jashtëzakonisht të larta, shërbim shumë të dobët. Atje nuk të lidhet zëri me figurën. Një pamje e bukur, një natyrë e shkëlqyer, nga ana tjetër kushte skandaloze.

Jugu i Shqipërisë është fantastik. Por sapo ndalesh aty, fillojnë edhe problemet. Fillon mosshërbimi. Papastërti shumë e madhe, rrugë të pashtruara. Ndërkohë që isha atje, na ikën dhe dritat. Duhet t’i vënë mend që të mos largohen turistët. Ky ishte qëllimi i statusit tim, sepse pashë që shumë njerëz e morën sikur unë doja të tregoja që veriu është më bukur. Jo, edhe në veri është e njëjta situatë. Të bëhet më shumë shërbim në mënyrë që të ketë më shumë njerëz.

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!