Justifikohet MSH: Ish Kompania e Beqes merrte para edhe në kohën e PD, firmoste Elvana Hana

faximilie

Ish kopmpania e ministrit të shëndetësisë duket se ka korrur suksese edhe në kohën e PD nga fondet publike. Këtë ë e puhon vetë Ministria e Shëndetësisë sipas të cilës kompania “Intech+” ka marrë para me firmën e ish drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana.

Partia Demokratike ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat, ku ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për abuzime lidhur me procedurën e prokurimit publik për sistemin e kontabilitetit Oracle, pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Pas kësaj akuze të PD-së, ka reaguar edhe qeveria në portalin e saj transparenca.al ku ka sqaruar se “kontrata në fjalë është lidhur pas një procedure  prokurimi tender i hapur elektronik, e zhvilluar me shumë se një vit më parë nga FSDKSH-ja, më datë 22/12/2014, për mbështetjen e sistemit ekzistues të kontabilitetit dhe auditit te FSDKSH-së. Ky sistem  është blerë që në vitin 2007 nga e njëjta kompani, si dhe është realizuar në periudhën 2007-2008, në bazë të kontratës Nr. 5/15 Prot., dt. 09.07.2007, me objekt “Blerje softi për menaxhimin financiar dhe burimeve njerëzore”, me vlerë 11,870,400 lekë.”

111beqja

Kontrata e qeverisë “Berisha” është firmosur në korrik të vitit 2007 dhe në tetor të 2008-ës është firmosur vërtetimi se shoqëria “Intech+” ka realizuar në mënyrë korrekte kontratën me FSDKSH.

E thënë ndryshe, Partia Demokratike sot akuzoi MSH, për një tender që ja kishte dhënë po vetë shoqërisë Intech+, e cila fitoi në një garë të hapur sërish të drejtën e vijimit të kontratës me FSDKSH.

Më poshtë dokumenti i plotë i kontratës në 2007-ën dhe vërtetimit të ish-drejtoreshës së PD-së, Elvana Hana se kontrata u zbatua në mënyrë korrekte.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak