Ka një arsye të fortë përse gjinekologia ju pyet kur e kishit ciklin e fundit menstrual

Kur viziton mjeken obstetër-gjinekologe, ka disa gjëra që nuk i parashikon: Ti po flet për vaginën apo gjirin, dhe ajo të pyet për datën kur kishe ciklin e fundit menstrual.

Kjo pyetje, duket se ka kuptim kur bën vizitë tek gjinekologia nëse je shtatzënë ose ke cikël të çrregullt menstrual, përndryshe duket pak si pyetje e pavend,

Por, jo! E keni gabim. Çdo gjë që lidhet me shëndetin riprodhues rrotullohet në një farë mënyrë rreth ciklit menstrual. Data e ciklit të fundit menstrual mund të ndihmojë mjeken të kuptojë problemin që ju keni.

Keni vënë re një gjëndër në gjoks

Sigurisht që një gjë e tillë të frikëson, sepse menjëherë të shkon mendja tek kanceri i gjirit. Megjithatë, hera e fundit kur kishit ciklin menstrual mund të ndihmojë gjinekologen të kuptojë çfarë keni. Nëse jeni të reja dhe vëreni një gjëndër vetëm tri ditë para ciklit, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Shumë gra dhe vajza zhvillojnë ciste dhe gjëndra para pak ardhjes së periodave. Mjeket në këtë rast iu kërkojnë pacientëve të vijnë për një kontroll të dytë pas ikjes së ciklit menstrual.

Sekrecionet duken ndryshe

Mund të mos e keni vënë re, por sekrecionet ndryshojnë me ciklin menstrual. Në gjysmën e parë të ciklit ato janë më të ujshme dhe më të pastra, ndërsa në gjysmën e dytë janë më të bardha dhe më të trasha.

Vëreni njolla gjaku

Nëse vëreni njolla gjaku rreth 2 javë para ciklit menstrual, mund të jetë një shenjë e ovulacionit. Ovulacioni ndodh rreth 10 deri në 14 ditë para menstruacioneve. Por, nëse vëreni njolla gjaku në periudha të ndryshme të ciklit, mund të paralajmërojnë për fibroide të mitrës, polipe ose gjendje të tjera shëndetësore, që duhen kontrolluar tek mjeku. Prandaj, pyetja për ciklin menstrual ndihmon mjeken të dijë çfarë të kontrollojë.

Keni dhembje vaginale

Dhembjet vaginale zhvillohen për një sërë arsyesh. Data e ciklit të fundit menstrual ndihmon mjeken të identifikojë burimin e këtij problemi. Nëse dhembjet shfaqen pas mungesës së ciklit menstrual, arsyeja mund të jetë shtatzënia. Por, nëse zbuloni se nuk jeni shtatzënë ose nuk keni pasur mungesa të ciklit, mund të jetë shenjë e cistit të vezores ose e një gjendje tjetër që nuk ka lidhje me vaginën.

Jeni përpjekur të mbeteni shtatzënë, por pa sukses

Pyetjet lidhur me ciklin menstrual, si datën e ardhjes së ciklit për 6 muajt e fundit apo kohëzgjatja e ciklit, ndihmojnë mjeken të kuptojë sa të rregullt e keni pasur ciklin dhe kur duhet të përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Prandaj, herës tjetër, kur të shkoni tek mjekja obstetër-gjinekologe, përgatituni t’i përgjigjeni pyetjeve lidhur me ciklin menstrual – janë vërtet shumë të rëndësishme.

Burimi: Jo Tabu

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës