Ka një mesazh për të gjithë nga Prof. Astrit Bimbashi

Marjena Sallaku

Numri i të infektuarve me Covid-19 po vazhdon me ritme të larta edhe në vendin tonë, ku konkretisht ditën e sotme janë raportuar nga Instituti i Shëndetit Publik 76 raste të reja.

Në kuadrin e fushatës edukuese dhe sensibilizuese për respektimin e masave të nevojshme, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu publikon vazhdimisht video këshilluese/edukuese/informuese nga mjekë dhe specialistë të fushës.

Ditën e sotme përmes mjekut obstetër- gjinekolog, Dr. Astrit Bimbashi nga materniteti “Koço Gliozheni”, Ministrja fton të gjithë qytetarët që të respektojnë distancën, përdorimin e maskës në ambientet publike dhe ruajtjen e higjenës personale.

“Shoh grumbullime nëpër klube, restorante, nëpër pazare, grumbullime jashtëzakonisht të mëdha dhe shumë afër njëri-tjetrit! Dua t’ju them qytetarëve që kështu rrezikojnë në radhë të parë prindërit, fëmijët dhe veten e tyre” – Ju lutem dëgjoni mesazhin e prof. Astrit Bimbashit nga Materniteti ‘Koço Gliozheni’.

Respektoni distancën 1.5 metër
Vendosni maskë në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk e ruani dot distancën fizike
Mbani higjienën personale dhe kolektive
#RuaniShëndetin
Bashkë kundër COVID-19”- mbyll kështu postimin e saj ministrja.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet