Ka shenja që tërheqin vëmendjen për aneminë te foshnjat?

bebei 1Përgjigjja nga pediatri Polikron Çelo:

Meqë zhvillohet ngadalë, fillimisht në shumë raste nuk tërheqin vëmëndje. Zbehja për shembull në shumicën e rasteve më tepër tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe të mjekut sesa të familjarëve të cilët duke e parë çdo ditë nuk u bën përshtypje ose e justifikojnë se është bardhosh, se nuk e zë dielli, i ngjan dikujt etj.

Ja disa nga shenjat që duhet të ngjallin dyshime: zbehja, mungesa e oreksit, humbja e gjallërisë dhe e interesit për lodrat, lodhja në dukje pa shkak dhe ngadalësimi i shtimit në peshë. Në format më të përhapura dhe dhimbjet  e kokës, humbja në peshë, rrahjet të shpeshta të zemrës, mosngopje me frymë mbas sforcimeve.

Si vërtetohet?

Mjafton një vizitë tek mjeku i cili fillimisht këshillon analizën e gjakut për hemoglobinën, eritrocite, hematokritin dhe nivelin e hekuri në gjak.

Postime të ngjashme

VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?