Kabinet kardiologjie edhe në poliklinikën nr. 2

poliklinike

Qendra e Specialiteteve Nr. 2 në kryeqytet tashmë do ofrojë ekzaminime  të sëmundjeve  kardiake për rreth 300 mijë  qytetarë të kësaj qendre. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka inspektuar nga afër këtë investim  ndërsa premtoi se reparte të tilla të kardiologjisë do të ngrihen edhe në 11 spitale rajonale dhe në 3 poliklinika në Tiranë. Drejtoresha e Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 2, Mirela Hasanaj, u shpreh se kohët e fundit ka pasur shtim të rasteve me probleme kardiologjike të cilat janë zbuluar pas chek-up-it të përgjithshëm.

“Vetëm për këtë muaj të dhënat flasin për 30 pacientë të referuar për ekzaminime kardiologjike pas kryerjes së “check-u”’-it”, u shpreh ajo, duke shtuar se “për provën ushtrimore të ngarkesës së zemrës kemi 2-3 raste në ditë të rekomanduara nga mjeku specialist kardiolog direkt nga “check-up”-i.”

Nisur nga një fakt i tillë, Ministria e Shëndetësisë vendosi ngritjen e një kabineti kardiologjike që do u shërbejë 300 mijë banorëve që marrin shërbim shëndetësor në këtë poliklinikë të Tiranës: “Përveç ECHO-s kardiake, tashmë të paktën 7000 të pacientë të diagnostikuar me sëmundje kardio-vaskulare mund të kryejnë edhe provat ushtrimore dhe të ekzaminohen me Holter tensioni arterial apo Holter ritmi kardiak, duke ulur kështu radhët e pritjes për këto shërbime të specializuara pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” apo duke i dhënë fund mundimit dhe rritjes së kostos së shërbimit për ata qytetarë dhe familjet e tyre që ishin të detyruar ta kryenin diagnostikimin në shërbimin jopublik me pagesë”.

Si ky kabinet funksionojnë edhe në 11 spitalet rajonale të vendit, si dhe po projektohet ngritja edhe në 4 qendra të tjera specialitetesh në Tiranë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025